Skuadra e Jyrgen Klop kreu një paraqitje të shkëlqyer në “Allianz Arena” duke mundur Bajernin e Mynihut me rezultatin 3 – 1. Në përfundim të takimit, Klop u shpreh i mahnitur nga ajo se çfarë bëri skuadra e tij, ndërsa tha dhe një batutë për golin e fantastik të Sadio Mane.
“Në pjesën e dytë u treguam shumë të matur. Në të parën duhet të kishim luajtur më shumë futboll. S’duhet të pushosh kurrë. E vetmja mundësi që kishim ishte që të mbanim kontrollin e topit, gjë që nuk e bëmë gjatë pjesës së parë, por në të dytën u treguam brilant. Është me të vërtetë e vështirë të luash këtu ndaj Bajernit. Jam shumë krenar për atë që bënë djemtë”.
GOLI I MANE – “Goli i parë ishte fantastik. Më duhet ta shoh përsëri rreth 500 herë. Është e jashtëzakonshme se çfarë bëri ai në ato momente. Ja bëmë të vështirë Bajernit dhe tani jemi në çerekfinale, është e mahnitshme”.
#BAYLIV 1-3 FT
Mane goal was brilliant
pic.twitter.com/efxrQ5fCCt— @Georgebakhos1 (@GeorgeBakhos1) March 13, 2019
VAN DIJK – “Virxhil (Van Dijk) është një rrezik shumë i madh në goditjet standarde. Me masën dhe fuqinë që kemi, jemi një rrezik masiv. Gjatë lojës nuk krijova përshtypjen sikur ata luajtën më mirë se ne. Ata patën probleme në aspektin e vetëbesimit dhe më pas ne shënuam dy gola të tjerë”, përfundoi Klop.