Kavani drejt largimit, PSG e zëvendëson me një “gjigant”

Edinson Kavani mund të largohet në fund të këtij sezoni nga PSG. Napoli dhe Atletiko Madrid mbeten dy klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit uruguaian, ndërsa klubi francez po mendon zëvendësuesin.

Antero Henrike, i cili mban postin e drejtorit sportiv, ka një preferencë. Ai luan në Serinë A dhe quhet Edin Xheko. Sulmuesit i përfundon kontrata me Romën në fund të sezonit të ardhshëm.

Rinovimi nuk ka ardhur ende dhe verdhekuqtë janë të detyruar ta shesin. Opsioni PSG është fantastik për 33-vjeçarin, i cili kërkohet edhe nga Interi e Laipcigu. Familja e tij e sheh me sy të mirë transferimin në Paris dhe kjo mund t’i japë një shtysë boshnjakut që të arrijë akordin me ekipin e gjermanit Tuhel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online