Juventusi “pazar” në Angli, synohet mesfushori i Junajtid

Huan Mata mund të lërë këtë verë “Djajtë e Kuq”. Mesfushori duket se nuk preferon që të luajë më në Angli dhe po shikon me kujdes alternativat që po i ofrohen. Sicc raportojnë mediat angleze, destinacioni i radhës për 30-vjeccarin mund të jetë Italia.

Juventusi po vëzhgon me interes situatën e spanjollit dhe do ta kishte me shumë leverdi, pasi do të siguronte shërbimet e një lojtari me shumë cilësi, me parametra 0. Fakti që i mbaron kontrata do ishte një komoditet për “Zonjën e Vjetër” që t’i ofronte një kontratë joshëse Matës.

Bardhezinjtë mund të gjejnë konkurrencën e Valencias në garë për shërbimet e 30-vjeçarit, megjithatë deri në verë duhet dhe shumë kohë dhe mbete për t’u parë nëse kampionët e Italisë do të mundin që ta bindin Matën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online