E konfirmuar, mbrojtësi kuqezi transferohet në elitën e futbollit rumun

Mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi, por gjithçka ka përfunduar. Naser Aliji do të jetë lojtari më i ri i Dinamos së Bukureshtit. Në këtë mënyrë, përfundon edhe periudha e gjatë e pritjes për mbrojtësin kuqezi, që do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit rumun.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Mirçea Redniç, që pas eliminimit të ekipit të kryeqytetit rumun nga Kupa, nga ekipit i Ligës së Tretë, Çziksereda pas ekzekutimit të penalltive, njoftoi se “Aliji mund të cilësohet përfundimisht një lojtar i Dinamos së Bukureshtit, ndërsa klubi do të realizojë edhe dy apo tre përforcime të tjera”.

Për mbrojtësin 24-vjeçar, do të nisë një aventurë e re, me një prej klubeve më të suksesshme në historinë e futbollit në Rumani, ku ka fituar 18 tituj kampionë dhe 13 Kupa. Pas aktivizimit me Virtus Entelan gjatë sezonit të kaluar, Aliji ishte pa skuadër prej qershorit të kaluar, pasi vendosi të qëndronte pranë familjes, në muajt e fundit të jetës së babait të tij.

Tashmë, pas momenteve të vështira në jetën personale, djaloshi nga Kumanova është gati të rikthehet në fushën e lojës. Dinamo e Bukureshtit është një piacë e rëndësishme, për t’u rikthyer si protagonist dhe për të synuar të lejë gjurmë, në skuadrën ku më parë kanë luajtur edhe Elis Bakaj, por mbi të gjitha Sulejman Demollari. Për Alijin, ky do të jetë shansi të synojë rikthimin edhe në Kombëtaren shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online