Juventusi kërkon Kiezën? Aspak problem, e “zgjidhin” tifozët

Një ndër objektivat kryesorë të Juventusit në merkaton e ardhshme është padyshim Federiko Kieza. Anësori i Fiorentinës po bën mirë prej kohësh dhe kërkohet me ngulm nga bardhezinjtë.

Aprovimin për italianin e kanë dhënë edhe tifozët, të cilët e duartrokitën Kiezën në momentin që u zëvendësua në sfidën mes Juventusit dhe Fiorentinës. 21-vjeçari edhe pasditen e djeshme u paraqit mirë, teksa dhuroi asistin e golit për Milenkoviç dhe vetëm shtylla e traversa ia mohuan golin.

Kujtojmë, diçka e tillë ndodhi edhe me Kristiano Ronaldon një sezon më parë, ku në sfidën mes Juventusit dhe Realit, të fituar nga madrilenët, tifozët bardhezi duartrokitën portugezin pas golit të shënuar me roveshatë. Ndoshta përsëritet historia dhe Kieza vishet juventin sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online