Henri rikthehet si trajner, do të drejtojë ish-ekipin e tij

Tierri Henri do të rikthehet përsëri si trajner. Pas aventurës së parë me Monakon, që ishte një dështim i plotë, francezi do ta provojë në Amerikën e largët tashmë. Nju Jork Red Bulls e kanë kërkuar me ngulm ish-lojtarin e tyre dhe në ditët në vijim pritet që të mbyllet marrëveshja mes palëve.

Henri e nisi karrierën si trajner me Monakon, por rezistoi vetëm për tre muaj. Rikthimi në Një Jork vjen pas pesë vitesh, ku kujtojmë, ish-sulmuesi ka qenë pjesë e amerikanëve nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Këtë sezon, Nju Jork Red Bulls ka vetëm një fitore pas plot shtatë javësh, një ndër ecuritë më të këqija të viteve të fundit. Kjo edhe ka qenë arsyeja që kanë shkarkuar trajnerin dhe janë në kërkim të një emri të ri për stolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online