Jupi: I mbivlerësojmë kundërshtarët në Europë, ja këshilla ime për presidentët

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pressing” në  “Abc News”, ku ka folur mbi paraqitjet e ekipeve shqiptare në ndeshjet e kualifikueseve të kompeticioneve europiane.

“Unë personalisht nuk prisja shumë nga ekipet shqiptare në këto kualifikuese. Duhet të themi se futbolli shqiptar është në një moment udhëkryqi. Klubet shqiptare duhet të sigurohen të kenë baza të sigurta për të ardhmen dhe jo të mbështeten në kala letre”, tha fillimisht Jupi.

Shembulli i Skënderbeut –  “Është një skuadër që u bë disa vite. U deshën 3, 4 vite që të fillojnë të luajnë një futbollit të një cilësie të mirë. Kjo gjë ka ndodhur me të gjitha ekipet, duhet pasur durim dhe një projekt serioz. Duhet t’i dimë limitet tona, por më vjen inat që ekipet shqiptare i mbivlerësuan kundërshtarët”.

SHKARKIMET  E TRAJNERËVE –“Kushdo president që shkarkon një trajner, duhet të kuptojë që ka shkarkuar zgjedhjen e vet. Ai duhet ta marrë këtë si gabim në zgjedhjen e tij. Unë nuk besoj se presidentët tanë janë kaq të paaftë dhe të paditur. Nuk mund të jetë i gjithi faji i trajnerit në një dështim, ose sikundër nuk është e gjithë merita e tij në një sukses”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *