Akademia në krizë, Barça emëron drejtor ish-sulmuesin e njohur

Barcelona vazhdon të ruajë traditën, duke i besuar poste drejtuese të rëndësishme ish-futbollistëve që kanë lënë shenjë me fanellën “blaugrana”. Erik Abidal është emëruar prej një viti si sekretar teknik i klubit dhe luan një rol të rëndësishëm në çdo transfertë, ndërsa Viktor Valdez u emërua pak ditë më parë trajneri i ekipit U19.

Së shpejti një tjetër emër i njohur do t’i bashkohet strukturave të kampionëve të Spanjës. Bëhet fjalë për holandezin Patrik Klajvert. Ish-sulmuesi i Barcelonës në vitet 1998 – 2004, do rikthehet në klubin katalanas në rolin e drejtorit të akademisë së klubit, ose siç e thërrasin në katalanasit,  “La Masia”.

 


Klajvert ka një karrierë të pasur si trajner moshash. “CV”-ja 43-vjeçarit është e pasur me posti si asistent në ekipe të ndryshme si AZ Alkmar, NEC, Tvente, kombëtarja holandeze dhe ekipi rezervë i Ajaksit, ndërsa kulmi karrierës ka qenë si drejtor sportiv i PSG-së për një vit në sezonin 2016/17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online