Junajtid habit, miliona euro De Geas për ta… shitur

De Gea duket i vendosur në qëndrimin e tij për të mos rinovuar me Mançester Junajtid. Portieri spanjoll përfundon marrëveshjen kontraktuale me klubin anglez verën e ardhshme. Zgjatja e bashkëpunimit ka ngecur dhe drejtuesit duhet të improvizojnë për të gjetur një zgjithje. Ata nuk dëshirojnë që portieri të largohet me kosto zero dhe i kanë propozuar diçka që ndodh shumë rradhë.

Spanjolli do të marrë 1\3 e shifrës që do të shitet. Ai kërkohet me ngulm nga PSG. Francezët duan prej kohësh një gardian me aftësitë e tij, por nuk ia kanë arritur ta kenë. Largimi i Bufon shton edhe më shumë nevojën për të ndërhyrë në merkato. Sipas “Daily Mail”, blerja e tij do i kushtojë kampionëve të Francës 67,5 milionë euro.

Me një llogari të thjeshtë kuptojmë që De Gea do të përfitojë 22,5 milionë euro nga ky transferim, vetëm që të mos largohet falas vitin e ardhshëm. Një pazar mjaft i mirë nga 28-vjeçari, që me këtë largim përfiton shumë financiarisht dhe nuk do i duhet të qëndrojë edhe një vit në “Old Trafford”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online