Ivan Perishiç e ka ndarë mendjen dhe i ka kërkuar Interit që ta shtesë. Kroati ëndërron të luajë në Premier Ligë dhe për të interesohet Arsenali. Marota e zbuloi diçka të tillë përpara ndeshjes me Torinon, ku u ndal te situata e Perishiç. “Duhet të bashkëjetojmë me një situatë që ekziston dhe në skuadra të tjera, ku shumë lojtarë kërkojnë të transferohen. Ivan e ka shprehur këtë dëshirë dhe ne duhet ta kënaqim atë.”
Nëse Arsenali po insiston ta ofrojë në ekip, Interi është gati të sigurojë shërbimet e Mesut Ozil. Sipas raportimeve të “Daily Star”, zikaltrit kërkojnë të marrin në huazim fantazistin gjerman. Paga e 30-vjeçarit mbetet problem, pasi ai përfiton 350 mijë sterlina në javë, por Interi ka një propozim dhe i ka kërkuar “topçinjve” të paguajë gjysmën e rrogës së lojtarit.
Perishiç mund të mos jetë largimi i vetëm i Interit, pasi Olimpiku i Marsejës po kërkon shërbimet e Dalbert. “La Provence” raporton interesimin e ekipit francez, por Interi dëshiron vetëm shitjen e tij dhe nuk pranon opsionin e huazimit të 25-vjeçarit.
Mbrojtësi i majtë nuk po gjen hapësira në formacionin e Spaletit, u përjashtua nga lista e Champions Ligës në fillim të sezonit dhe është aktivizuar në vetëm 7 ndeshje midis kampionatit dhe kupës së Italisë (ka shënuar dhe një gol kundër Beneventos).