Goxha: Faleminderit Erzen, më çove në ekipin më të mirë!

Jurgen Goxha ka bërë hapin e madh, pasi sot ka firmosur për Tiranën. Qendërmbrojtësi prej rreth 10 ditësh ishte vënë nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema dhe bindi. Bardheblutë i ofruan një kontratë dhe për herë të parë 26-vjeçari do të jetë pjesë e Superiores.

Qendërmbrojtësi u la i lirë nga Erzeni, klub të cilin Goxha e ka në zemër. “Për Erzenin dhe tifozët e tij: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua. Sot u bëra pjesë e ekipit më të mirë në Shqipëri, Tiranës. Dhe ia arrita falë Erzenit, falë shokëve të mi që u bëmë si një familje, falë tifozëve që e duan aq shumë ekipin dhe nuk kanë reshtur duke besuar te ekipi dhe duke e mbështetur atë, si dhe mua veçanërisht.

Do ju jem mirënjohës gjithmonë. Faleminderit presidentit për mbështetjen. Faleminderit trajnerëve, që me punën e tyre kanë bërë që të dridhen ekipet prej Erzenit. Shpresoj shumë që dhe ju të vazhdoni ëndrrën Superligë dhe pse jo të jeni ju që do ngrini kupën në fund! Faleminderit nga zemra për gjithçka gjithë Shijakut”, shkruan Goxha në llogarinë e tij në “Facebook”.

Zyrtarizimi i klubit të Tiranës

Jurgen Goxha ka firmosur sot për 1 vit e gjysmë kontratë si bardheblu. Mbrojtësi 26-vjeçar do të jetë pjesë e Tiranes si një përforcim me vlera për repartin difensiv.

FOTO: KF Tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online