Iku nga Juve për të fituar Championsin, legjenda komplimenton përmbysjen

Xhanluixhi Bufon njihet si një nga futbollistët ikonë të Juventusit. Pavarësisht se tashmë, portieri është pjesë e PSG-së, ku u largua në verë me synimin për të fituar Championsin, kurrësesi nuk mund ta harrojë ekipin e tij të zemrës.

Pas përmbysjes së bërë një natë më parë, 40-vjeçari ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”. Bufon ka komplimentuar të gjithë lojtarët e ekipit, por falenderimin dhe komplimentat më të shumta, duket se i ka në veçanti për trajnerin Alegri.
https://www.instagram.com/p/Bu7NAsJBpb7/?utm_source=ig_embed
“Komplimente të gjithëve! Një arritje e tillë është diçka e jashtëzakonshme dhe mallëngjyese. Shijojeni deri në fund. P.S Trajner Alegri je i madh!”

Fjalë të bukura nga një legjendë si Bufon. Ndërkohë, komentet nuk munguan, ku njëri prej tyre ishte Bonuçi, i cili i shkroi: “Je numri një”, si për t’i kujtuar që mbetet gjithmonë numri një për Juventusin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online