Shqiptari Guidara: Panuçi më befasoi, nuk kam vendosur

Tomas Guidara është një opsion për kombëtaren shqiptare dhe trajneri Kristian Panuçi ka qenë në Argjentina dhe e ka takuar personalisht mbrojtësin e djathtë të Belgranos. Thuhet se është me origjinë arbëreshe dhe tanimë i duhet të vendosë. Ëndrra është Argjentina për të.

“Jam takuar me Kristian Panuçin, trajnerin, dhe kemi biseduar. Dëshiron që të jem pjesë e ekipit të tij. Më tha se Shqipëria është një kombëtare serioze dhe është duke punuar mirë. Sigurisht më ka befasuar kur më thirri, pasi ai është një ish-lojtar i madh prej të cilit mund të mësoj shumë.

Nuk kam vendosur asgjë, po mendohem. Normalisht jam i lumtur për ftesën, pasi do ishte një eksperiencë e bukur të luaja jashtë vendit. Argjentina? Është e vështirë, por jo e pamundur”, shprehet Guidara për “La Nacion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online