Zllatan Ibrahimoviç nuk e ka fshehur kurrë admirimin për të. Suedezi i famshëm nisi futbollin në lagjet e varfra të Rosengorit me një ëndërr në kokë: të bëhej një futbollist si Ronaldo Fenomeni.
Sot mund të ndihet krenar për karrierën e mrekullueshme që ka zhvilluar dhe futbollistin e madh që është bërë. Ibra ka folur për “MLS”, duke u ndalur te idhulli i tij.
“Ronaldo braziliani ka qenë futbollisti më i kompletuar për mendimin tim. Sa herë që prekte topin, ndodhte diçka. Ai ishte futbolli. Ronaldo ishte një shembull i madh dhe futbollisti që çdokush ëndërronte të bëhej”, përfundon sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi.