Kivu: Nata e Madridit nuk harrohet, ja çfarë i bëmë Zanetit pas ndeshjes

Kristian Kivu mbetet një nga lojtarët e paharruar për tifozët e Interit, si të gjithë ata që ishin pjesë e ekipit që fitoi tripletën e famshme në vitin 2010. Ish-mbrojtësi rumun, i cili u aktivizua për shtatë sezone me ekipin zikaltër, ka treguar një histori interesante sa i përket Havier Zanetit.

Kapiteni legjendar i zikaltërve njihej për profesionalizmin e madh dhe faktin që nuk abuzonte kurrë. “Nuk kam pirë kurrë alkool. Makaronat dhe uji natyral më kanë shoqëruar gjithmonë”, shprehej Zaneti përpara disa vitesh, ndërsa Kivu nis e tregon.

Pasi fituam kundër Bajernit në finalen e Madridit dhe ngritëm në qiell trofeun e Champions Ligës, iu drejtuam Havierit: nëse je një kapiten i vërtetë, duhet të festosh me ne dhe të pish të paktën një gotë verë. Ishte ndoshta hera e parë që e shijonte aq shumë triumfin, por nuk u tërhoq as atë rast. Ishte një natë speciale dhe bëri një përjashtim për të gjithë. Kemi qeshur dhe bërë shaka deri në agim”, përfundon ish-mbrojtësi i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online