I duan Tirana e Partizani, Luftëtari i blindon dhe përgatit dy “goditje”

Luftëtari ka shitur Eduart Rrocën te Kukësi, ndërkohë që janë disa lojtarët që mund të largohen nga bluzinjtë. Vasil Shkurtaj është njeri prej tyre. Sulmuesi vlonjat kërkohet nga kuksianet, por nuk janë të vetmit në garë. Shkurtaj mund të transferohet edhe jashtë vendit.

Të tjerë lojtarë që mund të largohen janë mbrojtësi Xhekson dhe kapiteni Behar Ramadani. Për këtë të fundit sipas “Supersport” interesohet Tirana, kurse për brazilianin Partizani. Largimi i tyre sigurisht që do të dobësonte Luftëtarin. Dhe në fakt bluzinjtë janë të vendosur për t’i mos i lëshuar.

Por te Luftëtari mendojnë edhe për të bërë afrime. Erjon Vucaj është objektivi dhe kërkohet për të zëvendësuar Eduart Rrocën. Fantazisti shkodran është pjesë e Dritës, klub me të cilin është nën kontratë deri në muajin qershor.

Ndërkohë presidenti Grigor Tavo dhe drejtuesit e tjerë po punojnë për të bërë një lëvizje në sulm, konkretisht po synohet një lojtar që luan në Superligën greke. Në kampin bluzi tregohen të rezervuar për emrin, por pretendohet të merret një lojtar që ta zëvendësojë denjësisht Shkurtajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online