Humbja me SPAL-in dhe sytë nga Ajaksi, Alegri zbërthen Juventusin

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri foli pas humbjes 2-1 përballë SPAL-it. Juventusit i duhej që të eliminonte humbjen në mënyrë që të shpallej matematikisht kampione e Italisë, por “Zonja” nuk ia doli.

Pas takimit, ka folur tekniku Alegri, i cili për faqen zyrtare të klubit tha: “Donim që sot të fitonim titullin. Djemtë bënë një ndeshje të mirë, lojtarët e rinj u përshtatën shumë mirë. Gozi bëri një ndeshje të shkëlqyer, madje edhe kur Barzalji u largua nga fusha, qëndroi shumë mirë i vendosur. Në golin e dytë që pësuam, gabuam si skuadër. Të gjithë bënë mirë, më vjen keq vetëm për humbjen. E pësuam nga mungesa e eksperiencës.

Ajaksi? Dibala bëri një ndeshje shumë të mirë sot, është një alternativë shumë e mirë edhe për në mesjavë. Jam shumë i lumtur edhe për rikthimin e Kuadrados. Matuidi pësoi një lëndim të vogël, por do të jetë gati përballë Ajaksit. Jemi gati për takimin e kthimit, pavarësisht humbjes së sotme” , përfundoi Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online