Myrto Uzuni dëshira e madhe, trajneri rival e thotë hapur

Myrto Uzuni e ka ndëshkuar dy herë Hajdukun e Splitit, skuadër me të cilën Lokomotiva e Zagrebit do të përballet nesër dhe objektivi është fitorja. Beratasi, do të kërkojë të realizojë sërish, por ndryshe nga hera e fundit dëshira është që edhe goli të ketë vlerë.

Hajduku i Splitit e ka vëzhguar Uzunin që në verë (KLIKO KËTU), por ishte Lokomotiva që e fitoi garën. Gjiganti kroat ka pasur probleme financiare dhe pa shitur nuk mund të bënte blerje. Me ndërmjetësimin e Besnik Prengës klubi i kryeqytetit kroat u bind dhe për 350 mijë euro e transferoi nga Laçi.

Sinisha Oreshçanin, trajneri i Hajdukut, e ka thënë hapur para konferencës për shtyp se do e donte Uzunin nga skuadra e tij. “Kë do zgjidhnit nga Lokomotiva si një përforcim për Hajdukun? Uzunin”, u shpreh tekniku, i cili në fakt nuk ka qenë që në fillim të sezonin në krye të skuadrës kroate. Beratasi duket se i ka bërë të gjithë për vete në Kroaci dhe në verë me shumë mundësi do të transferohet në një kampionat më të fortë.

DEKLARATA E UZUNIT – Sulmuesi anësor, para pak ditësh foli për ndeshjen me Hajdukun dhe vlerësimi është maksimal. “Nuk ndihem aspak i lodhur për shkak të numrit të madh të ndeshjeve.  Po stërvitemi mirë dhe mjaft fort për një ndeshje shumë të rëndësishme si kjo me Hajdukun. Kundërshtari është shumë më mirë se më parë dhe janë jashtëzakonisht të fortë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të fitojmë. Në fund do të jemi në Europë. I kemi cilësitë dhe mentalitetin e fituesit për t’ia dalë mbanë”, shprehej Uzuni për faqen zyrtare të klubit, ndërkohë që nuk mungoi edhe një batutë.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Ardian Ismajlin, i cili është pjesë e Hajdukut. Jemi miq të mirë, pasi luajmë së bashku ne kombëtaren e Shqipërisë. Ai nuk do të luajë kundër nesh të dielën për shkak të kartonëve të verdhë. E telefonova dhe i thashë që e kishte humbur këtë ndeshje qëllimisht, pasi kishte frikë të përballej me mua”, përfundonte Uzuni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online