Hazard: Reali? Më parë triumfoj në Europa League!

Real Madrid dhe Hazard ka muaj që mbushin faqet e para të gazetave për një bashkim të mundshëm. Belgut i skadon kontrata verën e ardhshme dhe nuk ka pranuar të rinovojë, pavarësisht ofertave të Celsit.

Sipas mediave evropiane, 28-vjeçari do të transferohet në Madrid në këmbim të 100 milionë eurove. Lojtari dëshiron përgjegjësi të reja. Ai është një prej lojtarëve më të mirë në Botë dhe Reali i Madridit ka qenë gjithmonë “streha” e yjeve të mëdhenj.

Megjithatë ai sa herë shfaqet para gazetarëve mundohet ta shmangë këtë temë. Në një prononcim të fundit, ylli i Çelsit këmbëngul për të mos e zbardhur të ardhmen e tij. Ai shprehet se është i fokusuar në finalen e Europa League.

“Ndeshja ime e fundit? Kjo nuk është pjesë e asaj që unë kam në mendje. Po mendoj të fitoj ndeshjen që na pret. Më pas çfarë është vendosur se do të ndodhë, le të ndodhë”, u shpreh ylli i bluve të Londrës.

Eden Hazard

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online