De Paul tek Interi? Agjenti i lojtarit sqaron gjithçka

Leandro Pereir, një nga agjentët e Rodrigo de Paul, ka konfirmuar se po vlerësohet zgjidhja më e mirë për të ardhmen e klientit të tij. Sulmuesi argjentinas ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve brenda dhe jashtë Italisë, me Napolin dhe Interin që shihen si dy skuadrat favorite.

“Napoli është mundësi shumë e mirë për Rodrigon, por ka edhe klube tjera që interesohen për të,” zbuloi Pereir në një intervistë me Radio Kiss Kiss Napoli. “Për momentin, po vlerësojmë se çfarë është më e mira nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga pikëpamja ekonomike. Bazuar në këtë, ne do të zgjedhim rrugën më të favorshme, në të dy drejtimet”, përfundoi Pereir.

De Paul këtë sezon me Udinezen, ka bërë 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar nëntë gola. Në 3314 minuta të tij në fushë, De Paul ka dhënë dhe tetë asiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online