Eden Hazard është vetëm një firmë larg nga Real Madridi. Belgu ka arritur marrëveshjen personale dhe Çelsi është bindur për ta lënë të lirë. Megjithatë, belgu nuk zbulon asgjë rreth këtij transferimi dhe gjithmonë devijon nëpërmjet shakave, që i burojnë shumë lehtë. Këtë radhë ai e ka krahasuar veten e tij me dy vëllezërit. Të dy Torgan dhe Kilian kanë ndryshuar klub.
Torgan ka kaluar nga Borusia Monçengladbah te Dortmund, ndërsa Kilian u transferua tek Cercle Bryzh pas aventurës me të rinjtë e Çelsit. Eden shprehet se vetëm ai ka mbetur pa ndryshuar klub. Ndërkohë shprehet edhe se ka pasur oferta nga klubet e Premier Ligës, por ai nuk i ka pranuar. Ai nuk e dëshiron një transferim tek rivalët e Çelsit brenda vendit.
“Vëllezërit e mi kanë ndryshuar klub. Vetëm unë kam mbetur… Do të shohim nëse do të jem këtu sezonin e ardhshëm. Unë jam blu. Nuk do të shkoja kurrë në një klub tjetër të Premier Ligës. Unë mund të firmosja për Mançester Junajtid, Mançester Sitin, Totenhemin, por kurrë nuk kam menduar se është vendimi i duhur”, u shpreh 28-vjeçari.