Goditje e rëndë për Solskjaer, spanjolli largohet me parametra zero

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ander Herrera do të largohet në fund të sezonit nga Mançester Junajtid pas 5 sezoneve të kaluara në “Old Trafford”. Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata në verë, ndërkohë që nuk u arrit marrëveshja e rinovimit.

Një goditje e rëndë për trajnerin Solskjaer, i cili e cilëson Herrerën lojtar kyç për skemat e tij. Prej kohësh është përfolur për një akord me PSG. Diçka e tillë është e vërtetë dhe 29-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin francez sezonin e ri, sipas konfirmimit të “RMC”.

Atletiko e Bilbaos, klub ku basku u lind dhe u rrit, tentoi deri në fund që ta bindte Herrerën të rikthehej aty ku luajti tre sezone, por lojtari zgjodhi të vazhdojë karrierën me ekipin e gjermanit Tuhel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *