Futboll i bukur dhe rezultate, Atalanta sot vlen 146 milionë euro më shumë

Atalanta është padyshim ekipi që po i mahnit të gjithë këtë sezon, me bergamaskët që përveçse po luftojnë për një vend në Champions, kanë arritur edhe finalen e Kupës së Italisë, ku më parë kanë eleminuar edhe Juventusin.

Ecuria dhe paraqitjet e shfaqura të zikaltërve, kanë bërë që vlera e tyre në merkato të rritet çmendurisht. Nga një vit më parë, 8 lojtarë të Atalantës vlejnë plot 146 milionë euro më shumë.

E nisim nga porta, ku është Golini. Gardiani, i cili ka qenë më shumë nën hijen e Etrit Berishës, u ble për 4.5 milionë euro, ndërsa sot vlen të paktën 15 milionë. Për të vijuar me mbrojtjen, ku janë Mancini dhe Gjimshiti.

Pierluixhi Golini

Mbrojtësi italian u ble nga Peruxhia për vetëm 1 milionë euro, ndërsa sot vlen 25-fish. Mbrojtësi ynë i kombëtares, Berat Gjimshiti vlerësohet 20 milionë euro aktualisht, ndërkohë që Atalanta e afroi me parametra zero në vitin 2016.

Xhanluka Mancini
Berat Gjimshiti

Hans Hateboer u ble për një shifër qesharake nga Groningeni dy vite më parë. Vetëm 200 mijë euro, ndërsa sot vlen 20 milionë euro, me holandezin që ka bërë një sezon fantastik. Timoti Kastanje është një ndër lojtarët që bergamaskët shpenzuan dhe kishin besim.

Hans Hateboer
Timoti Kastanje

23-vjeçari belg nuk i zhgënjeu pritshmëritë dhe tashmë vlen 20 milionë euro, 15 më shumë nga çfarë Atalanta shpenzoi për ta marrë nga Genku dy vite më parë. Remo Froiler është një tjetër lojtar që ka spikatur sezonet e fundit, me zviceranin që u ble vetëm 700 mijë euro nga Lucerna tre vite më parë.

Remo Froiler

Robin Gosens u ble për 800 mijë euro nga Herakles në vitin 2017, ndërsa tashmë vlen së paku 15 milionë euro. Për ta mbyllur vjen qershia mbi tortë, Duvan Zupata. Kolumbiani do të blihet përfundimisht nga Sampdoria për 26 milionë euro dhe në verë, bergamaskët mund ta shesin të pakten 50 milionë euro.

Robin Gosens
Duvan Zapata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online