Mahnitet nga rregulli i ri i FIFA 2019, presidenti i Marsejës hedh idenë e çmendur!

Është lehtësisht e parashikueshme se futbolli do të jetë gjithmonë pjesë e procesit të ndryshimit. Rregullat e lojës më të bukur me top janë të shumta dhe aty do të ndërhyhet. Rregullorja pëson një ndryshim të vazhdueshëm nga viti në vit.

Të shumta janë idetë, ndërsa presidenti i Olimpikut të Marsejës ka befasuar me atë që thotë. Sipas Zhak-Henri Eiraud duhet aplikuar edhe në futbollin real ndryshimi që është bërë në lojën FIFA, madje diçka e tillë do e bënte futbollin më të bukur e më ofensiv.

EA Sports është një ndarje e arteve elektronike, që zhvillon dhe publikon video lojëra sportive. Në formatin e fundit të lojës FIFA është futur një rregull i ri. Kush shënon nga jashtë zonës, goli vlen dyfish! Pak a shumë si shpikja shqiptare: ‘goli me finte, vlen dyfish’!

Diçka e tillë e tundon kreun e klubit francez. “Në video lojën FIFA ka një rregull. Nëse shënon nga jashtë zone, goli yt vlen dyfish. Pse EA-së i ka shkuar në mendje diçka e tillë?Pse të mos e aplikojmë këtë ndryshim edhe në futbollin real”, lëshon sfidën presidenti i Marsejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online