Gëce: Klop dhe Guardiola të paarritshëm, ja për kë bëj tifo në Premier

Ylli i Borusia Dortmundit, Mario Gëce ka punuar si me trajnerin Jurgen Klop, i cili e provoi në skuadrën A të verdhezinjve, ashtu dhe me Pep Guardiolën, te skuadra e Bajernit të Mynihut. Në Premier Ligë, Klop dhe Guardiola po “kacafyten” për titullin kampion dhe për Gëcen, kjo gjë është shumë emocionuese:

Janë dy trajnerë shumë të ndryshëm dhe është e pamundur t’i krahasosh. Fakti është fakt dhe filozofitë e tyre janë shumë të ndryshme, por kanë fituar kudo që kanë shkuar. I shikoj sa mundem si ndeshjet e Liverpulit, ashtu dhe të Mançester Sitit. Premier Liga ka qenë gjithmonë një kampionat shumë i fortë.

Me Klopin flas edhe sot. Ai më dha mundësinë kur isha vetëm 17-vjeç që të luaja me skuadrën e parë dhe që nga ajo ditë, nuk i kemi shkëputur asnjëherë kontaktet. Besoj se këtë sezon do të arrijë të fitojë titullin kampion në Angli”, përfundoi Gëce.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *