Milani do të ndeshet nesër me Sampdorian, në një takim në kuadër të Kupës së Italisë. Trajneri i kuqezinjve, Xhenaro Gatuzo, për mediet në daljen për shtyp që i paraprin ndeshjes së nesërme. Vëmendjen kryesore e mori Gonzalo Higuain, i cili është shumë pranë largimit nga skuadra italiane, pasi për të interesohet Çelsi.
Higuain – “Tani po qarkullojnë shumë thashetheme në lidhje me të, por duke parë mënyrën se si ai stërvitet dhe sjelljen prej profesionisti që tregon ndaj meje, nuk e kupton fare këtë gjë. Pjesa tjetër i takon agjentit të tij dhe Leonardos. Shpresoj që ai të rrijë me ne për sa më shumë të jetë e mundur, por nëse kjo nuk ndodh, do shohim ç’mund të bëjmë. Gjithesesi për mua ka rëndësi që ai të sillet si profesionist, po ndodhi kjo atëherë nuk ka asnjë problem nga ana ime”
PAKETA – “Ai është një lojtar i zgjuar. Më duket më shumë evropian se sa brazilian, pasi është një futbollist i plotësuar me aftësi si në lojën me top, por edhe në aspektin e forcës. Kemi bërë një transferim të goditur”.