Gatuzo “ndan” Maldinin dhe Leonardon, një emër i ri për sulmin e Milanit

E ardhmja e Xhenaro Gatuzos në stolin e Milanit është në pikëpyetje. Një gjë e tillë dihet, ndërsa kuqezinjtë luajnë ndeshjen e fundit nesër kundër Spalit në shtëpi. Djemtë e Gatuzos nuk kanë alternativa përveç fitores, por çfarë ndodh nëse nuk sigurohen tre pikët?

Siç raporton “QS”, Paolo Maldini insiston në vazhdimin e punës me Gatuzon dhe po e mbron ish-shokun e skuadrës, ndërsa Leonardo është gati për ta shkarkuar menjëherë pas ndeshjes, gjithmonë nëse nuk arrihet fitorja. Dy drejtuesit e “Djallit” kanë mendime të ndryshme sa i përket trajnerit, por mbetet për t’u parë fundi i ndeshjes kundër Spalit, me shpresën që Milani do të reagojë dhe shpëtojë trajnerin e tij.

Duke lënë mënjanë trajnerin, Milani vazhdon punën për përforcimin e ekipit në merkato. “La Stampa” zbulon objektivin e ri të kuqezinjve dhe ai është Simone Zaza. 27-vjeçari u rikthye në Itali tek ekipi i Torinos pas një sezoni shumë të mirë me Valencian, ndërsa Milani është gati ta ofrojë në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online