Premtimi i “legjendës”: Nëse mposhtim Juven, i bëj flokët si… Naingolan!

Masimo Ferrero është një nga presidentët më të “çmendur” dhe karizmatik të botës së futbollit. Kreu i Sampdorias ka folur për “Rai Radio1Sport”, duke insistuar në lidhjen e tij të fortë me klubin, ndërsa bën një premtim nëse Sampdoria ia del të fitojë nesër në orën 12:30 kundër Juventusit.

Presidenti e mbyll prononcimin e tij me çështjen e racizmit, por ai është kundër ndalimit të futbollit. Spektakli duhet të vazhdojë, ndërsa autorët përgjegjës duhen arrestuar.

Unë jam një president serioz, por dhe shumë i çuditshëm. Sampdoria është jeta ime, po tentoj të ‘ringjall’ klubin dhe dua të falënderoj të gjithë tifozët që më ofendojnë çdo javë. Jam shumë i lidhur me lojtarët, ndërsa Kualjarela është një futbollist i ‘pavdekshëm’. Ndeshja kundër Juventusit? Unë jam një person që ka shumë flokë, gjithmonë i kam patur flokët e gjata, por nëse fitojmë me Juventusin do qethem dhe do bëj modelin e flokëve si Naingolan.”

Racizmi? Nuk dua të keqkuptohem, por futbolli është spektakël dhe spektakli nuk duhet ndalur kurrë… Duhen krijuar qeli në stadium dhe nëse një ultras gabon, ai duhet mbyllur brenda dhe duhet hedhur çelësi i qelisë. Duhet të arrestohen personat racistë”, përfundon presidenti i Sampdorias.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online