Xhenaro Gatuzo ka folur para gazetarëve në prag të takimit të nesërm ndaj Frozinones. Trajneri i Milanit ka prekur temën e të ardhmes së tij te zikaltrit dhe ka zbuluar largimin e mbrojtësit Ignacio Abate.
“Kanë mbetur dhe dy ndeshje deri në fund, jemi ende në luftë për objektivat tanë. Alegri? Trofetë që ai ka fituar flasin vetë. Kam pasur një marrëdhënie të veçantë me të, shumë përqafime, shumë zënka dhe shumë të qeshura. Është ndër më të mirët. Të nesërmen meriton lojtarët dhe tifozët do t’i tregojnë mirënjohje. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë vetëm për veten. Juventusi e ka treguar në fushë se çfarë janë të aftë të bëjnë dhe çfarë mentaliteti kanë”.
E ARDHMJA – “Klubi dhe unë i kemi lënë mënjanë bisedimet për të ardhmen, tani jemi të përqendruar te arritja e objektivit tonë. Më pas do të kemi kohë për të diskutuar mbi të ardhmen”.
SUSO – “Është një lojtari i rëndësishëm për ne. Ju gazetarët keni shkruar se unë e kam lënë jashtë dhe ai kishte humbur krejtësisht besimin. Është normale që të ketë ulje dhe ngritje. Milani nuk pasur një lojtar që ka regjistruar mbi 10 asiste në kampionat në 10 vitet e fundit”.
LARGIM I ABATES – “Abate ka qenë pjesë e këtij klubi që fëmijë. E kam rritur me shpulla (qesh). Ndjej keqardhje për të, na ka thënë shumë. Ka pasur një prani të rëndësishme në dhomat e zhveshjes”.
“Vendi i pestë nuk do të ishte aspak një dështim. Nuk e them për këtë për t’i thënë vlera vetes. Po Lacio e Roma ç‘duhet të thonë. Normalisht që në mendjet tona kemi pendesë pasi në dy muajt e fundit e kishin në duart tona fatin. Gjithsesi nuk mund të quhet dështim. Tani do bëjmë të pamundurën për të fituar dy ndeshjet e fundit, më pas të shohim”.