Lot dhe një rrëfim, Alegri flet për ndarjen me Juventusin

Maks Alegri është shfaqur i emocionuar në konferencën për shtyp, madje nuk i ka përmbajtur lotët. Trajneri do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, ndërsa përballë tij ishte e gjithë skuadra. 5 vite të mbushura me trofe, por pa arritur të ëndrra e madhe: rikthimi i Champions Ligës në Torinon bardhezi.

Pavarësisht ndarjes, Alegri ndihet i qetë dhe vazhdon të gëzojë respekt për drejtuesit e klubit me të cilin është tifoz që fëmijë. Tani dëshiron vetëm të festojë titullin dhe të pushojë, ndërsa vera do të tregojë më shumë për të ardhmen e tij.

NDARJA – “Falënderoj presidentin dhe lojtarët për atë që më kanë dhënë në këto vite. Kemi marrë shumë kënaqësi dhe po lë një ekip të fortë, që ka mundësi të përsërisë veten në kampionat dhe të zhvillojë një sezon të madh në Champions. Këtë sezon nuk arritëm t’i shkonim deri në fund këtij kompeticioni. Diskutuam dhe shpreha mendimin tim për të mirën e Juventusit. Klubi bëri vlerësimet e veta dhe mori një vendim. Asgjë nuk ndryshon, raportet me drejtuesit mbeten shumë të mirë.

EMOCIONET– “E kam marrë shumë qetësisht vendimin e Juves. Në raporte profesionale mund të ketë edhe ndarje. Nuk kam kërkuar një kontratë afatgjatë, revolucion dhe lojtarë në merkato. Nuk arritëm te ajo pikë diskutimi. Tani duhet të festojmë titullin dhe Juventusi do të jetë akoma dhe më i fortë sezonin e ardhshëm.”

MUNGESA E LOJËS SË BUKUR – “Nuk besoj se ka ndikuar kjo gjë, pavarësisht se është një temë e debatueshme. Në fund të sezonit vlejnë objektivat e vendosura në fillim. Te Juventusi duhet të fitosh dhe ne ia dolëm edhe sivjet. Fakti i lojës së bukur varet nga shumë faktorë. Unë si trajner analizoj gjithmonë lojën e ekipit para rezultatit, i cili nuk vjen pa paraqitje të mirë. Futbolli është edhe strategji. Nuk mund të luash gjithmonë bukur dhe trofetë fitohen edhe me ndonjë ndeshje të shëmtuar. Dikush mund të kënaqet me faktin që ‘luajtëm bukur, por nuk fituam’. Kjo gjë nuk vlen për mua.

Në futboll vlen fitimi i ndeshjeve. Ndeshjet e mëdha fitohen me një mbrojtje të fortë. Reali mbrojti më mirë se ne në finalen e Kardifit. Jam 52 vjeç, por nuk e kam kuptuar akoma se çfarë do të thotë ‘të luash bukur futboll’. Në jetë ka disa kategori: kush fiton, kush humbet, kush rrëzohet dhe kush jo. Nëse dikush nuk fiton kurrë, një shkak e ka. Shikoni Çelinon. Zbriti në Serie B, mori Breshian dhe e riktheu në A. E dini pse? Sepse është më i aftë se të tjerët.

VLERËSIMI – “Këto 5 vite jam përfshirë edhe në vendimet e klubit. Nuk kam qenë kurrë tipi që të përgjigjet gjithmonë pozitivisht. Të jesh pjesë e një klubi kaq të madh, trajneri duhet të ketë informacion mbi çdo problematikë. Që i vogël jam tifoz i Juventusit. Në shtëpi kisha posterin e Platinisë. Te Juventusi mëson disiplinën dhe kulturën e punës. Kam mësuar shumë dhe jam rritur në këto 5 vite të kaluara në Torino. Tifozët? Gjithmonë janë treguar të ngrohtë dhe e kanë shfaqur dashurinë e tyre për mua.”

E ARDHMJA – “Tani e kam mendjen te festa e titullit. Ndoshta do të më bënte mirë një pushim, por në mes të korrikut mund të kem dëshirë për të rinisur punën. Do të jem i qetë për të vlerësuar ofertën dhe do të marr vendimin e duhur.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online