Gatuzo dhe Inzagi zgjedhin “ushtarët”, tifozët e Lacios e teprojnë me koret raciste

Atmosfera e ndeshjes Milan-Lacio është rritur ndjeshëm. Për të rritur temperaturat kanë menduar ultrasit lacialë. Pasi shfaqën një pankartën e turpshme “Nderime Benito Musolinit”, nuk kanë munguar as koret raciste. Objektivi dihet, Timue Bakajoko. Një gjë të tillë e bënë kundër Udinezes, ndërsa kanë ofenduar edhe sot mesfushorin e Milanit.

Francezi u bë shkak polemikash për festimin e bërë me bluzën e Açerbit dhe tifozët e Lacios nuk ia kanë harruar. Dy ekipet do të zbresin në fushë, sonte në orën 20:45 për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim pa gola.

Dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet e sfidës. Xhenaro Gatuzo ka zgjedhur skemën 3-4-3. Kaldara do ta nisë nga fillimi dhe do të plotësojë treshen e mbrojtjes bashkë me Romanjolin dhe Muzakion. Në sulm, Piatek do të mbështetet nga spanjollët Suso e Kastihejo.

Simone Inzagi përgjigjet me skemën 3-5-1-1. Strakosha si gjithmonë titullar, ndërsa argjentinasi Korrea do të mbështesë Çiro Imobilen në majën e sulmit bardhekaltër.

MILAN (3-4-3): Reina; Muzakio, Kaldara, Romanjoli; Kalabria, Kesi, Bakajoko, Laksalt; Suso, Piatek, Kastihejo

LACIO (3-5-1-1): Strakosha, Bastos, Açerbi, Luiz Felipe; Romulo, Luis Alberto, Leiva, Milinkoviç-Saviç, Luliç; Korrea, Imobile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online