Eden Hazard është transferimi më i fundit i Real Madridit, një transferim që sipas mediave, kap shifrat e 130 milionë stërlinave. Sapo Reali e bëri zyrtare kalimin e belgut në Santiago Bernabeu, 28-vjeçari shpërndau në Facebook e tij zyrtar një letër lamtumirë për tifozët e Çelsit, duke shkruar:
Për miqtë dhe familjen Çelsit
Ju tashmë e dini që do të bashkohem me Realin e Madridit. Nuk është sekret që ishte ëndrra ime të luaja për ta që i vogël. Kam bërë maksimumin për të mos shpërqendruar veten dhe ekipin në periudhën e vështirë të spekulimeve dhe të vëmendjes mediatike, sidomos në 6 muajt e fundit.
Tani klubet kanë arritur një marrëveshje dhe shpresoj që ta kuptoni se duhej të nisja kapitullin tim të ri, ashtu si çdokush prej jush do duhej të bënte, kur vjen shansi për të ndjekur ëndrrat tuaja. Largimi nga Çelsit është vendimi më i madh dhe më i vështirë i karrierës sime, deri tani. Tani që nuk ka më dilema, do doja të sqaroja një gjë që ka qenë gjithnjë e qartë për mua: E kam dashur çdo moment te Çelsitdhe nuk e mora në konsideratë idenë se mund të luaja në një ekip tjetër.
Isha vetëm 21 vjeç kur u bashkova me këtë klub dhe jam rritur si njeri e lojtar me ju të gjithë, që më keni ndihmuar të bëhem kapiten i Kombëtares së Belgjikës. Ka pasur edhe momente të vështira, për skuadrën dhe për mua, por i tillë është futbolli. Sidoqoftë, futbolli për mua është të luash me top, të zbavitesh. Jemi me fat që e luajmë këtë lojë të bukur dhe kjo është gjithnjë këshilla ime për ata që kërkojnë ndonjë këshillë! Luani futboll dhe zbavituni.
Edhe kur nuk po luanim mirë, u mundova të bëj maksimumin dhe kjo ka ndodhur për shkak të mbështetjes suaj mahnitëse. Dëshira për të luftuar, shpirti i garës dhe refuzimi për t’u dorëzuar është pjesë e kulturës te Çelsitdhe e kam prej jush.
Kur mendoj momentet speciale me fanellën e Chelseat, ka shumë dhe jemi me fat që kemi fituar më shumë se ndeshje sesa kemi humbur. Kemi fituar shumë trofe ndonjë ditë do kem mundësi të ulem me një birrë përpara dhe të qesh me krenari për penalltinë time të humbur që çoi te goditja ime me kokë që na dha titullin ndaj Palas, apo golat ndaj Totenhemit, Arsenalit e Liverpulit.
Kujtimet janë të gjalla sepse atmosfera që krijonit ju ishte fantastike dhe do ta kujtoj me krenari. Uroj të jeni zbavitur po aq sa unë. Çelsit dhe tifozët e Çelsit do jenë gjithnjë specialë për mua dhe sezonin e ardhshëm gjëja e parë që do bëj është të shoh rezultatin e Çelsit. Uroj të përballemi në Champions League, vitin e ardhshëm dhe çdo vit tjetër.
Ju falënderoj të gjithëve, ish-kolegët e mi, pronarin Abramoviç dhe stafin e tij, që më ndihmuan të realizoj jo një, por dy ëndrra: së pari të bëhesha futbollist i Çelsit dhe sot, së dyti, të bëhesha futbollist i Real Madridit.
Ju uroj të gjithëve më të mirën e mundshme, miqtë e mi.
Eden.