Futbolli sipas Ksavit dhe ideja gjeniale: Do ishte bukur të luanim… 10 kundër 10!

Barcelona e Pep Guardiolës ishte një spektakël i vërtetë me shumë yje, Mesi mbi të gjithë, por truri i skuadrës dhe trajneri në fushë ishte Ksavi Hernandez. Inteligjencë, saktësi, vizion dhe elegancë. 38-vjeçari aktivizohet me arabët e Al Sad dhe është në hapat e fundit të karrierës.

E ardhmja është në stol dhe Ksavi i ka idetë e qarta. Preferon një futboll sulmues dhe me qarkullim topi, ndërsa stili difensiv nuk bën për të. Idhulli i tij është Pep Guardiola dhe nuk mund të ishte ndryshe.

Në një prononcim për “Catalunya Radio”, mesfushori gjenial shpjegon idetë e tij mbi stilin e futbollit dhe jep mendimin e tij sa i përket një ndryshimi të mundshëm të rregullores. Perfektja do të ishte që skuadrat të luanin me nga dhjetë lojtarë. Më shumë hapësira në fushë dhe më shumë sulme nga të dyja krahët…

STILI I KSAVIT – “Futbolli që shoh në televizor nuk më pëlqen. Ka shumë skuadra që spekulojnë dhe luhet në mënyrë shumë monotone. Nuk i duroj dot ata që rreshtojnë ekipin me skemën 4-5-1 dhe heqin dorë nga qarkullimi i topit. Unë i kam idetë e qarta, skuadrat e mia duhet të jenë protagoniste të ndeshjes dhe të mbajnë topin. Këtë e kam mësuar te Barcelona dhe Spanja. Më pëlqejnë Atletiko Bilbao e Berizos dhe Betisi i Setien, por modeli im është gjithmonë Guardiola. I shikoj dhe i studioj të gjitha ndeshjet e Mançester Sitit. Futbolli i skuadrës time nuk do t’i përshtatet kurrë lojtarëve në dispozicion, sepse kam një ide futbolli të saktë dhe do bëj çmos që futbollistët e mi ta zhvillojnë atë.”

NDRYSHIMI – “Me Guardiolën kemi patur gjithmonë ndjenjën e të qenurit një hap përpara të tjerëve, që kundërshtarët janë përpjekur të kuptojnë lojën tonë, por ne kemi pasur gjithmonë zgjidhje alternative. Në historinë e futbollit do të ketë një para dhe një pas Guardiolës. Trajnerët ndahen në ofensivë dhe difensivë. Simeone është shumë i kujdesshëm në aspektin taktik dhe është gjithmonë e vështirë t’i sulmosh ekipet e tij, sepse arrin gjithmonë të ngushtojë hapësirat. Ai beson se nuk ka nevojë për mbajtjen e topit për të dominuar lojën, por, me gjithë respektin, ky nuk është futbolli im. Ai është bindur që kjo është e vetmja mundësi për të sfiduar Barcelonën dhe Realin e Madridit dhe ia ka dalë. Forca e tij është transmetimi i ideve të futbollit të tij te futbollistët.”

IDEJA NDRYSHE – “Idealja do të ishte të luanim dhjetë kundër dhjetë. Kam parë ndeshje mes dy ekipeve, që ishin ndëshkuar me karton të kuq dhe kam vënë re se çdo gjë është komplet ndryshe. Ka më shumë hapësira dhe mund të luhet më shumë në sulm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online