Kukësi ka prezantuar ditën e sotme dy blerjet e para të merkatos së dimrit. Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj janë zyrtarisht pjesë e verilindorëve. Akordi për fantazistin ishte arritur para disa javësh, ndërsa transferta e sulmuesit Vasil Shkurtaj u finalizua ditën e sotme.
Presidenti i skuadrës verilindore, Safet Gjici, deklaroi se skuadra është më pranë objektivit të titullit kampion, ndërsa paralajmëroi edhe për përforcime të tjera të tjera në repartin e mbrojtjes.
“Rrocën edhe Shkurtaj jemi më pranë objektivit, që gjithmonë ka qenë titulli. Përforcuam mesfushën edhe sulmin, tani mund të shohim për ndërhyrje ne mbrojtje. Shkurtaj është një sulmues i rallë në kampionatin tonë, edhe kombëtarja duhet ta shohë”.
“Nuk ka rrezik për xhelozi brenda ekipit, të gjitheë janë profesionistë. Ekipi është i kompletuar edhe trajneri nuk ka më justifikime. Ia kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Madje duke bërë sforco. Tani e kanë në dorë lojtarët edhe stafi, sepse klubi e ka bërë detyrën”, ishin fjalët e presidentit të kuksianëve.
https://www.facebook.com/313559492122738/posts/1645467858931888/