Firmos Bruno Arrabal, befason me skuadrën e re

Bruno Arrabal u largua drejt Brazilit pas përjashtimit të Kamzës, por do të mbetet në trojet tona. Mesfushori ka në shkruar me skuadrën e Llapit në IPKO Superliga e Kosovës dhe klubi nga Podujeva i gëzohet kësaj lëvizjeje në merkato. Arrabal në Superiore ka qenë një nga më të mirët në rolin e tij dhe në fakt është e habitshme që asnjë klub nuk e tentoi dhe ta bindte të luante sërish në kampionatin tonë.

NJOFTIMI – “KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga mesfushorët defanzivë më të mirë në Shqipëri, brazilianin Bruno Arrabal i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës ku ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe ishte titullar i padiskutueshëm. Arrabal do jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri 2019/20!

Bruno Arrabal, brazilian, 27 vjeç i lindur më 22.02.1992 në Brazil. Pozita e tij që luan është mesfushor defanziv. Ai vjen nga Kamza, ku ka luajtur 24 ndeshje si titullar. Më parë, Arrabal ishte pjesë e skuadrave: Remo, Duque de Caxias, Tupi FC, Mogi Mirim, Ethnikos dhe Kamzës. I dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe bardhekaltër!”, shkruan klubi i Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online