Finale në Kamzë e Vlorë, rreshtimet dhe… arbitrat

0

Ndeshjet e radhës në Superiore, që konsiderohen padyshim si finale. Kamza e vendit të fundit duhet medoemos të mposhtë Luftëtarin dhe për trajnerin Ernest Gjoka grupi i lojtarëve është thuajse i plotë. Terreni është një problem, por duhet lënë mënjanë gjithçka.

Formacioni i Kamzësme gjasa do të jetë i njëjtë me atë që ndali Laçin një javë më parë. Nga ana tjetër, te Luftëtari një ndryshim i detyrueshëm do të bëhet në mesfushë. Kapiteni BeharRamadani u ndëshkua me karton të kuq ndaj Kukësit dhe mungon. Radoviç mund ta nisë si titullar në krah të sulmit.

Kategoria Superiore – Java 16

E diel, më 9 dhjetor, ora 13:30
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

KAMZA-LUFTËTARI

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja, Beqiri, Bonani, Frashëri, Arrabal, Malaj, Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka

Luftëtari: Ruçi, Demo, R. Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Rapa, Rroca, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Maringlen Llukmani, Klodian Shahini

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Idriz Gashi

Arbitra maltezë në Vlorë. Glen Tonna do të jetë kryesor dhe për Flamurtarin nuk është i panjohur, pasi në shkurt të vitit 2017 i ka gjykuar në një ndeshje me Tiranën në kryeqytet. Për të kaluar te formacionet, Daja nuk ka lojtarë të rëndësishëm si Batha e Useini. Të dy janë të pezulluar me kartonë.

Edhe Torasa ka pasur shqetësime dhe me shumë mundësi Danilo Alvesh do rikthehet titullar, sikurse Alesio Hyseni. Te Laçi Najdenov e ka mbyllur vitin dhe vetëm në janar do rikthehet, por as Nikola Eller nuk do të jetë për këtë takim. Me shumë mundësi do të jetë Gjoni ai që do të zhvendoset në mesfushë dhe në mbrojtje do të luajë Toro.

Kategoria Superiore – Java 16

E diel, më 9 dhjetor, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-LAÇI

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Pollozhani, Mustafa, Hyseni, Alvesh, Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersinaj, Sefgjini, Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë: Glen Tonna, William Debattista, Paul Toledo, IshmaelBarbara

Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Albano Janku

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.