Gilman Lika ka një merak: Ndaj Dinamos, i frikësohemi… vetëm fushës

0

Nesër do të luhet ndeshja e fundit e Grupit A në Kategorinë e Parë, ku Vllaznia kryesuese ka transfertën e vështirë me Dinamon. Ndeshja do të luhet në Pezë Helmës, një stadium komod, por e ka fushën me bar sintetik, e këtë fakt e veçon kapiteni shkodran Gilman Lika, i cili për SportEkspres.com theksoi se i vetmi tregues që i frikësohen në këtë sfidë, është fusha.

“Dinamo është një nga ekipet më të mëdha në futbollin shqiptar dhe ne kështu e kemi vlerësuar për takimin nesër. Por ajo që na frikëson më shumë në këtë përballje është vetëm fusha me bar sintetik, pasi të gjithë ndjehemi jo mirë në terrene të tilla. Por do mundohemi që ta kalojmë, pasi gjatë javës jemi stërvitur në terrene të tilla”, kështu theksoi fillimisht në deklaratën e tij Gilman Lika.

Kapiteni shkodran deklaroi më pas se, Vllaznia nuk e nënvleftëson Dinamon, ndërsa situata e mirë që ekziston te kjo skuadër do të jetë pjesa ku ata do të përqendrohen më shumë. “Nuk është ajo Dinamo e fazës së parë kur ne fituam 2-0, sepse është një ekip që duhet vlerësuar në çdo moment me progresin që ka në këto 11 ndeshje të luajtura. Gjithsesi, synimi ynë është vetëm fitorja, pasi ndjehemi ekip më i mirë se Dinamo”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.