Fermerët e Sardenjës i vijnë në ndihmë Milanit, bllokojnë stërvitjen e Kaljarit

Skuadra e Kaljarit ka hasur një pengesë të çuditshme gjatë ditës së sotme. Ekipi nga ishulli i Sardenjës, kishte planifikuar që menjëherë pas mbarimit të stërvitjes të nisej drejt aeroportit, ku do të udhëtonin drejt Milanos, pasi të nesërmen do të ndeshen me Milanin në “San Siro”.

Megjithatë, e shtuna do të ishte një ditë krejt e veçantë për futbollistët e Kaljarit. Për  habinë e të gjithëve në portën dalëse të kompleksit stërvitor u parkuan me dhjetëra makina, të cilat bllokuan brenda lojtarët.

Lojtarët e Kaljarit duke iu bashkuar protestës

Bëhej fjalë për një grup fermerësh të cilët zgjodhën një mënyrë interesante për të protestuar dhe për të tërhequr vëmendje për rritjen e çmimit të qumështit.

Fermerët protestues kërcënuan se nuk do ta linin skuadrën të shkonte në aeroport. Pas orësh negociata fermerët ranë dakord që të lironin futbollistët nëse disa prej tyre do të derdhnin disa kazanë me qumësht në shenjë përkrahje të kauzës së tyre. Futbollistët vendas Barrela dhe ishin ata që iu bashkuan protestës dhe më pas skuadra u nis me shpejtësi drejt aeroportit.

https://twitter.com/maurocossu90/status/1094236450953007105

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *