Fekir i befason të gjithë, akord me skuadrën andaluziane

Një lajm i çuditshëm vjen media franceze “Le Parisien”. Gjithçka ka të bëjë me kapitenin e Lionit Nabil Fekir. Kampioni i botës ishte përfolur për një kalim në klube të mëdha si Liverpul, Totenhem dhe Milan, por sipas burimeve të gazetës destinacioni i 25-vjeçarit do të jetë Andaluzia.

Jo nuk bëhet fjalë për Sevijën, por për Real Betis. Ekipi andaluzian ka vendosur të bëjë një sakrificë financiare për të blerë kartonin e Fekir. Klubi ka marrë akordin e lojtarit, i cili do të firmosë një kontratë me pagë 7 milionë euro në sezon, shumë kjo sa trefishi i asaj që merr aktualisht te Lioni.

Kjo lëvizje e Betis mund të shpjegohet vetëm me faktin që klubi spanjoll do të shesë argjentinasin Xhovani Lo Celso. Mesfushori me tipare sulmuese pritet të shitet te Totenhem në javët në vazhdim për një shumë që i tejkalon 60 milionë eurot.

Me blerjen e Fekir, Betis do të thyejë rekord për blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke kaluar brazilianin Denilson,  i cili u ble në vitin 1998 për 31 milionë euro (ekuivalencë) , shumë kjo rekord që vendosi një rekord të ri botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online