Hysaj-Atletiko Madrid, shifrat e marrëveshjes

Elseid Hysaj dhe Napoli janë drejt ndarjes. Mbrojtësi shkodran, i blerë tek Empoli për shumën e 6 milionë eurove, ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për t’u larguar jashtë Italisë. Gjithsesi në klubin italian e dinë mirë se pas sezonit të fundit ajo klauzolë është djegur.

Ofertat për lojtarin e linjës së djathtë kanë qenë disa dhe Atletika e Madridit duket më afër nga të gjitha klubet. Është përmendur edhe Zeniti e Shalke, sikurse edhe Juventusi që drejtohet nga Mauricio Sarri. Gjithsesi Hysaj mund të arrijë një marrëveshje të re javën e ardhshme.

Corriere del Mezzogiorno shkruan se kontaktet mes Napolit dhe Atletikos janë shpeshtuar dhe spanjollët kanë ofruar 15 milionë euro për kartonin e tij. Presidenti Aurelio De Laurentis duket i gatshëm të bjerë nën shumën e 20 milionë eurove. Sigurisht nuk do të dorëzohet për 15 milionë. Disa bonuse nga Atletiko do e bindnin atë për ta shitur Hysajn, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online