Fekir gati për ndarjen me Lionin, dy klube në balotazh

Nabil Fekir është lojtari i radhës që mund të largohet nga Lioni. Francezi ka shfaqur interesin e një sërë klubesh të mëdha evropiane, që janë në radhë për të “rrëmbyer” shërbimet e tij. Së fundmi, mediet evropiane raportojnë se Roma dhe Arsenali kanë zhvilluar kontaktet e para me klubin francez në lidhje me yllin 36-vjeçar.
Italianët janë ato që kanë treguar seriozitetn më të madh. Negociatat me Zaniolon për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe drejtuesit mendojnë të marrin Fekir në vend të italianit. Gjithsesi, jo çdo gjë varet nga Zaniolo. Edhe nëse ai rinovon, Roma përsëri do të synojë shërbimet e një ylli të madh dhe i zgjedhuri është Fekir.

Ndërkohë, edhe Arsenali ka hedhur hapat e parë drejt lojtarit. Londinezët kanë kontaktuar me Lionin për të parë nëse francezi është i përshtatshëm për xhepat e klubit anglez. Moskualifikimi në Champions bën që “Topçinjtë” të kenë një buxhet të limituar në merkato. Ardhja e Fekir varet shumë nga qëndrimi ose jo i Ozil në “Emirates Stadium”. Nëse gjermani qëndron, Fekir nuk vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *