Tafili: Ju tregoj pse u largova nga Vllaznia, në Kosovë janë korrekt

Alsid Tafili ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Kosovë ku ka firmosur me Lirinë e Prizrenit. Në një intervistë për “TV Rozafa”, mesfushori shkodran shpjegon se cilat ishin arsyet që e shtynë që të ndahej nga skuadra e zemrës.

“Dëshira ishte që unë të qëndroja te Vllaznia, pasi isha në shtëpinë time dhe kisha vite që luaja këtu. Megjithatë, këtë vit pashë se situata nuk ishte dhe aq e këndshme për arsye zgjedhjesh e vonesash, me sa kam dëgjuar ka dhe probleme fondesh. Mu mundësia një ofertë në Kosovë. Ata më kanë vlerësuar dhe zgjodha të shkoja atje”.

“Samueli (Nikaj) është shumë i respektuar në Kosovë pasi ka arritur të çojë dy ekipe në Superligë. Mendoj se ata kanë bërë zgjedhjen e duhur, ai e njeh mirë këtë kategori. Jemi dy shkodranë, kemi punuar bashkë më parë. Mendoj se do ia kalojmë mirë andej. Janë njerëz që presin mirë dhe korrekt”.

“Dëshira normal është që të organizohen sa më shpejt e të mos mungojë menaxhimi i mirë. Të paktën të bëjnë një ekip për të paktën për mesin e tabelës. Me këto vonesa do të jetë e vështirë për merkaton”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online