Eliminimi nga Ajaksi në çerekfinalet e Champions League mund të shkaktojë një reaksion zinxhir te Juventusi. Sipas medies angleze “Sky Sports”, gjatë orëve të fundit drejtuesit e klubit torinez kanë filluar kontaktet e parë me Antonio Konten.
Trajneri aktual Masimiliano Alegri u shpreh në përfundim të takimit të së martës se nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Italisë, qëndrim ky që ishte i njëjtë me atë të presidentit Andrea Anjeli.
Gjithsesi, situata pritet të qartësohet gjatë muajve në vazhdim. Konte fillimisht duhet të mbyllë njëherë e mirë gjyqin me klubin e Çelsit, ku kërkon të dëmshpërblehet për shkarkimin nga skuadra londineze me 23 milionë euro. Ky proces gjyqësor zgjat prej thuajse 1 viti.