Kur është luajtur gjysmë e kampionatit, natyrshëm që është koha që të shohim edhe drejt statistikave. Një nga gjërat që veçohet më shumë kur shohim ndeshjet e kampionatit tonë është fakti se ekipet kujdesen më shumë për të mos pësuar sesa për të shënuar, por a e thonë edhe shifrat këtë gjë?
Është fakt që skuadrat nuk shënojnë shumë gola, por duhet të dimë se vetëm 6 ndeshje në 18 javë janë mbyllur pa gol. Në 13 javë, të gjitha ndeshjet kamë prodhuar të paktën nga një gol. Diçka e veçantë pasi, në të shkuarën kemi pasur raste ku në një javë golat numëroheshin me gishtat e njërës dorë.
Në javën e parë është regjistruar barazimi i parë pa gola, saktësisht në ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtarit. Edhe në javën pasardhëse, durrsakët barazuan pa gola në kryeqytet, ndaj Tiranës. Në javën e katërt Partizani nuk shkoi më shumë se një 0-0 në transfertë e Laçit. Për plot 7 javë më pas nuk është regjistruar asnjë barazim. Në javën e 12-të janë mbyllur 2 ndeshje pa gola, saktësisht takimi mes
Luftëtarit dhe Flamurtarit si dhe Tirana me Kukësin. Në javën e 15-të është regjistruar dhe barazimi i gjashtë pa gola këtë sezon, në takimin e Laçit me Kamzën.