Tre ekipe italiane në garë, luftë ashpër për të rikthyer Sansonen në Itali

Aventura e Nikola Sansones në Spanjë mund të mbyllet pas dy vitesh e gjysmë. Sezoni i parë i futbollistit shtatshkurtër në La Liga ishte mëse i kënaqshëm, por viti i dytë u shoqërua me dëmtime të shumta dhe te Vijareali nuk po i besojnë më.

Sipas medieve italiane, 27-vjeçari është shumë pranë rikthimit në Itali dhe në javë në vazhdim pritet të zyrtarizohet ekipi i tij i radhës. Në garë për Sansonen janë vënë Fiorentina, Lacio dhe Bolonja.

Është pikërisht ekipi i Inzagit, ai që është në “pole position” për të marrë ish-sulmuesin e Sasuolos. Sansone ka luajtur vetëm një ndeshje me përfaqësuesen e Italisë. Një rikthim në vendlindje do të mund t’i japë sërish një biletë në kombëtaren “axurre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online