Nikolas Pepe është një nga diamantet e mbetura në merkato, që akoma nuk e ka vulosur të ardhmen e tij. Duke parë se talentet e mëdhenj po sistemohen, klubet e mëdha po mësyjnë për të siguruar shërbimet e yllit nga Bregu i Fildishtë.
Mediet italiane raportojnë se lojtari ka gjetur akordin me katër klube. Arsenal, Liverpul, Napoli dhe Inter kanë rënë dakort në parim. Një rast i çuditshëm ky, duke parë që është i pavendosur dhe me shumë mundësi do të krijojë një betejë të madhe.
Nëse Pepe ka rënë dakort me të gjithë klubet që e kërkojnë, atëherë lojtarin e merr ai që ofron më shumë për afrikanin. Një rast mjaft i vështirë, që i jep një dorë të madhe Liles të përfitojë një shumë faraonike nga shitja e tij. Ankandi nis me 80 milionë euro.