Dani Olmo është një nga “diamantet” më të çmuar të gjeneratës së re. Talenti i Dinamos së Zagrebit ka treguar cilësitë e një lojtari të madh këtë sezon. Klubet më gjigante të Evropës janë vendosur në radhë për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.
“Mundo Deportivo” na tregon më shumë rreth të ardhmes së talentit spanjoll. Ata pretendojnë se kanë komunikuar me agjentin e lojtarit. Ky i fundit është shprehur se Olmo do të transferohet në një klub, që luan në Champions League. Gjithashtu, përjashton klubet e La Ligas.
Kështu ëndrra e Milanit për të nënshkruar me yllin e “Furisë se Kuqe” përfundon këtu. Skuadrat më të favorizuara për të nënshkruar më të janë Totenhem, Liverpul dhe Bajern. “Spurs” qëndrojnë në ”pole” për momentin. Dinamo e Zagrebit e nis ankandin me 40 milionë euro.