Suarez “kokë turku”, Grizman trazon ujërat te Barça!

Grizman nënshkroi me Barçën në një kohë kur katalanasit kanë më shumë se kurrë lojtarë ofensiv. Është krijuar një diskutim mjaft i madh se ku do të pozicionohet francezi në fushë. Duke përjashtuar të paprekshmin Mesi, të tjerët janë të gjithë në garë për një vend në 11-she.

Osman Dembele, Filip Kutinjo, Luis Suarez, Malkom dhe Grizman janë në betejë për vetëm dy pozicione. Shumë specialistë hedhin dyshime mbi përdorimin e francezit në mesfushë. Por ky repart së pari nuk është i përshtatshëm për karakteristikat e 28-vjeçarit.
Së dyti ardhja e De Jong ka krijuar edhe aty një mbipopullim, nga i cili hidhen dyshime edhe mbi praninë e Buskets në formacion. Së treti Barçës i duhet një mesfushor më difensiv në atë pozicion, duke parë aftësitë jo të mira mbrojtëse të lojtarëve të sulmit. Pra aktivizimi i Grizman në mesin e fushës krijon destabilitet repartesh.

Grizman si mesfushor është gati e pamundur. Qëndron si një opsion mjaft i volitshëm krahu i djathtë i sulmit, ku aktivizohet Kutinjo ose Dembele. Ai është një pozicion mjaft ideal për Grizman, të cilin e ka aplikuar te Atletiko dhe Franca. Kjo atlernativë bie poshtë në rast se Nejmar zbarkon në Barcelonë, ngjarje kjo që ka shumë mundësi të ndodhë. Gjithashtu besimi i madh që Bartomeu ka te Dembele bën që 21-vjeçarit t’i jepet më shumë mundësi të shpalosë talentin e tij.
Kështu e vetmja mundësi është qendra e sulmit. Në majë aktivizohet Luis Suarez. 32-vjeçari nuk ka qenë në versionin më të mirë dy vitet e fundit. Championsi është pika më e dobët. Mosha e tij jep sinjalet e nevojës së një risie në sulm. Grizman e ka dëshmuar shumë mirë se mund të jetë perfekt edhe në atë rol. Suarez mbetet “koka e turkut” për momentin në “Camp Nou”.

                                                                                                                                                                      DENIS LALA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online