Devolli ende në ajër, donatori Xhaçi: Organizoni skuadrën!

 

Devolli është skuadër debutuese në Kategorinë e Parë dhe pritej më shumë optimizëm në atë klub gjatë kësaj periudhe. Deri më tani ende nuk është bërë asnjë lëvizje në merkato. Me kalimin e kohës edhe tregu varfërohet dhe bëhet e vështirë të gjendet lojtarë cilësorë.

Për këtë situatë, donatori kryesor i sezonit të kaluar, Gëzim Xhaçi, deklaron për SportEkspres.com se ai ende nuk e ka të qartë se si do veprohet nga ana e bashkisë: “Devolli administrohet nga Bashkia, ndërsa ne si donatorë kemi kontribuar si shtysë në rezultate sezonin e kaluar.  Kjo situatë politike ende nuk është e qartë. Në këtë periudhë kur skuadra duhet të kishte bërë merkato e të niste përgatitjet e sezonit të ri, na ka lënë edhe ne në pritje”.

“Mendoj se futbolli nuk duhet të jetë pjesë e kësaj loje të politikës. Skuadra duhet që në këtë periudhë të kishte konfirmuar lojtarët nga sezoni i kaluar dhe të kishte bërë merkato. Ju bëj apel të organizojnë skuadrën”, përfundon Xhaçi.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online