Llapi ka njoftuar disa largime deri më tani, ndërkohë që drejtuesit e klubit nga Podujeva po punojnë edhe për ta përforcuar ekipin me lojtarët e duhur. Një prej lojtarëve qe e ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina, është edhe Ilir Blakçori.
Mbrojtësi anësor ka pasur disa oferta dhe zbulon se e kanë kërkuar edhe në Superiore. Në një deklaratë të dhënë për “Gazetaolle.com” ai tregon se Laçi e ka tentuar atë, por do të mbetet në Kosovë. Siç edhe është thënë edhe më parë, Drita është skuadra favoritë për të marrë shërbimet e tij.
Vetë Blakçori e thotë hapur diçka të tillë. “Kam pasur oferta të shumta nga ekipet e Superligës, po ashtu edhe nga Laçi. Mirëpo karrierën besoj se do ta vazhdoj te Drita”, është shprehur mbrojtësi i majtë, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Gjilanit dhe tanimë pritet të luajë me “armiqtë” e Skifterave.